/04/05/2020/ – = Policia e Shtetit njoftoi te henen se punonjësi i Partrullës së Përgjithshme, ne Tirane me iniciale M. K është përjashtuar nga radhët e policisë, pas publikimit të videos, ku ky i fundit u shfaq me uniformë, brenda një makine policie teksa kryente veprime qe thyejne kodin e etikes dhe figuren e policisw se shtetit

Ne Njoftimin e saj policia sqaron se “Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, u identifikua punonjësi i Policisë i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.///