/21/04/2020//Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia.

Rikard Ljarja lindi në 1 prill të 1943 në Shkodër, ndërsa njihet nga shqiptarët për rolet e tij në teatër dhe në kinematografinë shqiptare.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër, ndërsa në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Filmografia: Viktimat e Tivarit (1996),Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir;Pesha e kohës – (1988), Vasili.Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku,Në prag të jetës – (1985), Andreav  ‘Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli/Skëterrë ’43 – (1980), /ndrea/Radiostacioni – (1979) Komandanti/Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

Regjisor

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emërimit – (1981)

Sketerrë 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)