Ndërron jetë një 79-vjeçar në Spitalin Infektiv, viktima e 11 e COVID-19

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë, në deklaratën e drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Nderkaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” eshte një pacient të shtruar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 persona dhe deri tani jane 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.//R-SR//