Një ngjarje e rëndë është regjistruar  në qytetin e Gjirokastrës. Një i moshuar 80-vjeç është aksidentuar rëndë.
I moshuari është rrëzuar nga një lartësi prej 4 metrash teksa po krasiste hardhitë.
Nga burimet bëhet me dije se i moshuari, ka pësuar dëmtime në kokë dhe çarje të kafkës.
I moshuari është nisur me helikopter për trajtim të mëtejshëm në spitalin e traumës.///