Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni blic në Tepelenë, pasi akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë aksionit u sekuestruan dhe 370 fidanë kanabis sativa.

Në pranga përfundoi shtetasit Alfred Lena, 42 vjeç, nga Kurveleshi, të cilit iu gjet në banesë 50 fidanë kanabis sativa që ishin gati për t’u mbjellë në parcelë.

Gjithashtu gjatë një aksioni të dytë, po për goditjen e lëndëve narkotike, u arrestua edhe Sokol Petani, 43 vjeç, i cili u kap me 320 fidanë me kanabis sativa.

Policia e Gjirokastrës vijon ende aksionin në Tepelenë dhe Përmet për të zbuluar dhe asgjësuar  rastet e tjera të kultivimit të drogës.

Disa ditë më parë kryeprokurori Olsian Çela tha se Gjirokastra është një nga 4 qarqet ku është vënë re një rritje e kultivimit të kanabisit.//