Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar dhe gjatë ditës së sotme, inspektimin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Taksforcës kundër përhapjes së COVID-19.

Sipas AKU-së janë kryer 226 inspektime dhe monitorime  në të gjithë vendin dhe janë vendosur 2 masa administrative gjatë inspektimeve, masa e parë është vendosur në një subjekt për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndërsa masa e dytë është vendosur ndaj një tjetër subjekti, ku janë konstatuar produkte (biskota) ku fshihej lehtësisht data e skadencës për rrjedhojë edhe është bllokuar 1006 kg të këtij produkti.

“Janë asgjësuar 34,9 tonë ushqime me kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 40 mostra për analizim në të gjithë vendin”, u shpreh AKU.

Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar gjithashtu orientimin dhe këshillimin e të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor, në disponim të dokumentacionit të plotë për sigurinë ushqimore, si dhe zbatimin me rigorozitet të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19./ata//