Kryeministri Rama deklaroi se asnjë shtetas shqiptar i mbetur në shtetin grek nuk do të gjobitet për shkelje afatesh.

Gjatë një interviste televizive, Rama tha se “nuk do të gjobiten dhe kjo është fjala e dhënë dhe e mbajtur deri sot që flasim nga kryeministri i Greqisë, nuk do të gjobiten për shkeljen e afatave sepse nuk I kanë shkelur afatet me vullnetin e tyre por janë faktikisht viktimë e një situatë që nuk ka të bëjë fare me ata vetë. Kështu që nuk gjobiten dhe nuk ka nevojë të telefonojnë nëpër ambasada apo dogana. Nuk është një marrëveshje e shkruar për arsye proceduriale dhe të të mirëkuptueshme qeveria greke nuk e bënte dot këtë gjë. Askush nuk është gjobitur sot. Ankohen për atë që do ndodhi po askush nuk ankohet sepse ka ndodhur konkretisht dhe nuk duhet të shqetësohen për këtë.

Sa i përket kufijvë, Rama shtoi se “degjoj shumë, lexoj shumë dhe  mirëkuptoj të gjithë por kur të më thonë, ditën që ata që bërtasin, ankohen, mallkojnë, shajnë nga Italia do më thonë që nuk është e vërtetë që ata nuk lëvizin dot nga komuna ku janë atje apo nga qyteti ku janë atje për të shkuar në një qytet tjeter, atëherë hajt të diskutojmë edhe për kufijtë e mëdhenj. Pra, sot që flasim në Itali nuk lëviz dot nga një qytet në një qytet tjetër. nuk ke shanc të dalësh nga qyteti, sot neser nuk e di. Kjo nuk është e çështje e dëshirës apo e një qasje të ngurtë nga ana ime apo nga ana e qeverisë por kjo është një cështje e domosdoshmërie. Këtu nuk ka lidhje me dëshirën. Ky është një hall shumë i madh që na ka zënë të gjithëve, secilin në pjesën e vet ka hallin e vet por më në hall nga të gjithë këtu është shteti dhe qeveria që duhet të bëjnë çmos që ti përgjigjet të gjithëve dhe që e kanë të pamundur të japim një pjese jo të vogël përgjigjët që do të dëshironin’.