Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Një pikë” mban titullin kjo këngë, e cila është publikuar për publikun vetëm në versionin audio me tekst.

Kënga është punuar nga Enis Mullaj në muzikë dhe orkestrim, ndërsa tekstin e ka realizuar Eriona Rushiti.

Foto: Aurela Gaçe/Instagram

Ky është projekti i parë muzikor që këngëtarja nga Shqipëria sjell për vitin 2021.

Aurela përndryshe vijon të jetë shumë e angazhuar në punën për këngë të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku i saj.

Në anën tjetër, ashtu si shumë kolegë të saj, edhe ajo vuan një periudhë pa koncerte dhe mbrëmje muzikore, shkaku i masave preventive për COVID-19. /Telegrafi/