/23/04/2020//

Kryministri Edi Rama infomoi sot se, qeveria po punon për t’iu  garantuar edhe atyre që kanë autorizime nga Policia e Shtetit, për të lëvizur jashtë fashave orare për shkak të natyrës së punës, që të mos kenë problem me autorizimin online.
“Ndërkohë që po punojmë pa pushim që të garantojmë edhe për ata që kanë autorizime nga Policia e Shtetit, për të lëvizuar jashtë fashave orare për shkak të natyrës së punës që të mos kenë problem me autorizimin online”, – tha Rama.
Ndërsa theksoi se, sidoqoftë deri kur të kemi funksionalitetin e plotë për këtë kategori, autorizimi i Policisë së Shtetit edhe për disa ditë mund të jetë i vlefshëm.
“Ndërkohë që autorizimi me email për të lëvizur brenda fashave të përgjithshme orare nuk ka më vlerë ditën e hënë më 27 prill”, – deklaroi Rama.//