ZELANDA E RE – Heqja e disa kufizimeve në vend për shkak të pandemisë Covid-19.

ÇERNOBIL – Dita Ndërkombëtare për Kujtimin e Fatkeqësisë së Çernobilit.

MADRID (Spanjë) – Ministria e Shëndetësisë jep një raport të përditshëm për koronavirusin.

PEKIN – Takimi i Komitetit të Përhershëm të Parlamentit, që shpall datat e seancës së tij vjetore, shtyhet për shkak të Covid-19.

LONDER – Përditësim për koronavirusin nga Downing Street 10.

ROME – Agjencia e Mbrojtjes Civile publikon shifrat për koronavirusin.

PARIS – Përditësim nga Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin.

SPANJE – Fëmijët lejohen të dalin jashtë shtëpisë pas gjashtë javësh izolim.

BEJRUT – 15-vjetori i tërheqjes së trupave siriane nga Libani pas 29 vitesh prezence.

BAGDAD – Fundi i përjashtimit 30-ditor nga sanksionet amerikane.

TEHERAN – Përditësim nga Ministria e Shëndetësisë për epideminë Covid-19./