Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër”.

Duke iu referuar të dhënave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka bërë parashikime për rënien ekonomike të shumë vendeve, Basha është shprehur se, “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset”.

“Njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, ka thënë Basha.///