DELVINE, 08 Mars/Radio Saranda//
= Bashkia e Delvinës zhvilloi më 7 mars një veprimtari për të nderuar mësuesin dhe publicistin Shuaip Mehmeti me titullin “Qytetar Nderi ”, një figura publike me kontribute të shquara në arsimin bashkohor në rajonin e Delvinës si dhe në gazetari .
Me këtë rast u mbajëtn ligjërata nga bashkepunëtorë të tij në fushën e arsimit, autoritete lokale, etj,. Kryetari i këshillit bashkiak lexoi vendimin per akordimin e Titullit te lartë pas vdekjes Shuaip Mehmetit..
Kryetarja e Bashkise, Majlinda.Qilimi në fjalën e saj përcolli vlerësimet për këte figurë të shquar poliedrike bashkohore të Delvinës.
Në emër të familjes Mehmeti, djali Erguz Mehmeti, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen. Të pranishmit, ndoqën me këtë rast edhe një dokuementar kushtuar figurës së Shuaiop.Mehmetit.
Përveçse një figurë e spikatur e arsimit dhe pedagogjisë për disa dekada në Delvinë, gazetari Shuaip Mehmeti ishte edhe botuesi I të parës gazetë lokale të këtij qyteti , gazetës “Delvina”. Si ideator, gazetar dhe botues I saj, ai e shdërroi këtë organ shtypi në një kohë të shkurtër në një tribunë të pavarur publike duke pasqyruar zhvillimet bashkohore dhe traditat historike dhe identitare të Delvinës //R.SR//