/04/05/2020/ – Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca tha sot se “rikonfirmojmë fuqishëm mbështetjen e medieve të pavarura në Shqipëri”.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne riafirmojmë fuqimisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rolin e rëndësishëm të medieve të pavarura dhe të besueshme në Shqipëri dhe mbarë botën”, u shpreh ai.

“Liria e shtypit është një e drejtë e cila i përket secilit prej nesh. Ne i mbështesim gazetarët dhe punonjësit e medieve që, me gjithë rreziqet shtesë që vijnë nga COVID19, po vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme në rrethana të vështira, duke i dhënë një zë më të cenuarve dhe mbajnë pushtetin përgjegjës”, u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.///