• Një grup satelitësh që udhëtojnë bashkë janë parë pak minuta më përpara mbi qiellin e Tiranës.

Këto satelitë kanë kaluar mbi territorin shqiptar që prej ditës së djeshme, ku janë raportuar mbi Kukës dhe Dibër.

Satelitët që kanë shtangur qytetarët janë pjesë e projektit ‘Starlink’ të kompanisë amerikane ‘Space X’.

Projekti ‘Starlink’ parashikon mbulim global interneti shumë të shpejtë me Wireless (Wi-Fi), çka do të revolucionarizojë komunikimin edhe në pjesët më të varfëra dhe të paarritshme të globit. (shpjegim i detajuar në vitin më poshtë) 

Por jo vetëm kaq. ‘Space X’ po revolucionarizon udhëtimet hapsinore. Ajo është kontraktuar nga qeveria e SHBA për të realizuar kolonizimin e planetit Mars, që fillon në vitin 2024. ‘Space X’ është një prej kompanive që drejtohen nga multi-miliarderi inovator Elon Musk, i cili ka në pronësi edhe gjigandin e makinave elektrike ‘Tesla’, apo kompaninë ‘Neuralink’ që po realizon lidhjen e trurit të njeriut me kompjuterat.///