/02.04.2020/   Në vendin tonë deri tani janë evidentuar 259 raste gjithsej me COVID-19, 178 raste aktive, 76 të shëruar, 15 të vdekur, ndërsa janë kryer 1823 teste gjithsej.

Shifrat bëhen të ditura nga platforma “coronavirus.al”, e krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për shifrat zyrtare lidhur me situatën e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Përmes kësaj platforme qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.-citon ATSH/ burimet zyrtare ne Shqiperi.//R-SR//