/02.04/2020/ Është shënuar viktima e parë prej koronavirusit nga Veriu i Kosovës, saktësisht nga Leposaviqi, njofton KosovaPress.
Pacienti i moshës 47-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e shkuar në spitalin e Nishit.
Mësohet se viktima, i konfirmuar pozitiv me COVID-19 ishte dërguar të dielën në spitalin e Nishit, por pas komplikimeve të rënda humbi jetën.-citon KosovaPress/R-SR//