/29/04/2020//  Prej tre javësh në Sarandë funksinon qendra akomoduese e karantimit te detyrueshem per shtetas qe hyjnë nga nga Greqia nëpërmjet PKK Kakavije dhe Qafë Botë.

Sipas drejtorit të DSHP në Sarandë Arjan Kalcuni , qendra e akomodimit për karanatinim funksionon në konviktin e  shkollës së mesme “A.Athanas në qytet, nen kujdesin e nje ekipi te perkushtuar mjekesor.

 

I pyetur nga Radio  “Saranda”për numrin e personave që  janë karantinur deri më  sot në këtë qendër, Kalcuni vuri në dukje se ky numër arrin në 34 .

“Të gjithë personat e karantinuar, i janë nënshtruar testeve dhe kontrollit të kujdesshëm nga një staf I specializuar mjekëso,-tha Kalcuni.

Mesohet se ne kete qender. aktualisht janë 18 pesona me karantinim  të detyrueshëm.

Para pesë ditëve përfundoi karantinimin nje familje nga Durresi me 3 persona, te paret qe u karantinuan ne kete qender ne Sarande. Jane larguar sot  6 persona emigrante nga Berati, nje famije me 4 persona nga Kosova  dhe nje nga Delvina .

“Me 1 maj pritet te dalin nga karantinimi i detyrueshem edhe 8 qytetare sarandiote punonjes te tragetit Sarande-Korfuz  te cilet mbushin periudhen dy javore .-tha pwr radion “Saranda:” drejtori i DSHP ne Sarandw, Arjan Kalcuni.//R-SR///