/ATSH-AA/ – Në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia njoftoi dërgimin e produkteve të ndihmës mjekësore në Itali dhe në Spanjë.

Turqia ka vendosur t’u vijë në ndihmë Spanjës dhe Italisë që janë vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Europë.

Në avionin ushtarak, i pozicionuar në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u ngarkua me mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe lëngje antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend dhe me mundësi kombëtare në fabrikat, rrobaqepësitë ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Institucionit të Industrisë Kimike dhe të Prodhimit të Makinerive.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrimet në gjuhën italiane dhe spanjolle fjala e Mevlana (e poetit të njohur mistik dhe dijetarit Xhelaludin Mevlana Rumi) “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell” si dhe shprehja “Nga Turqia me dashuri për popullin spanjoll”.

Avioni i nisur me ndihmat e Turqisë nga Ankaraja fillimisht do të shkojë në Spanjë dhe më pas në Itali./ /R-SR//