//SARANDE,,06.08.2019/RADIO-SR//=Deputeti Damian Gjiknuri, njeheresh edhe sekretar politik i PS- për qarkun e Vlorës, I ka vleresuar sot zgjedhjet e locale ne Sarandë si dhe kundershtarin, kandidatin e pavarur Ilir Nikolla pa ia përmendur emrin këtij të fundit.
Deklarata e Gjiknurit u bë në zyrën e kryetarit të ri të bashkisë Sarandë,Adrian Gurma, në daljen e parë publike të tij para mediave nga zyra e kreut të bashkisë Sarandë.”Në Sarandë pati edhe një garë të vërtetë, pasi kishte edhe një kandidat kundërshtar dhe një garë të vërtete. Dhe në fund të fundit fitoi procesi demokratik. -vuri ne dukje Gjiknuri duke shtuar se ‘Kishte edhe nga ata që ndoqën porosi politike por mbi të gjitha , Bashikia është shtëpia e të gjithëve” .
Fushata e zgjedhjeve lokale në Sarandë, me gjithë klimën e tensonit që përfshiu krejt Shquipërinë për shkak të krizes politike dhe bojkotimit të zgjedhjeve nga PD dhe aleatët e djathtë të saj; megjithë praninë e rasteve indirekte të intimidimeve për bojkot të procesit zgjedhor; nga të dy kandidatët: mjekut, ish nënprefekt Adrian Gurma, propozuar nga socialistët dhe avokatit Ilir Nikolla, ish kryetar i këshllit bashkiak; si në pak episode të ndodhura më parë në Shqipëri në fushatat elektorale; u karakterizua nga fryma e etikës dhe respektit në rastet e përmendjes së kundërshtarit si rival politik për betejën e kreut të bashkisë Sarandë.///
