/08/04/2020/  Adrian Fandi, mjek shqiptar që punon në Londër është prekur nga koronavirusi. Ai tregoi në emisionin “Opinion” se çfarë përjetoi gjatë ditëve që rezultoi pozitiv nga Covid-19.

Ai flet edhe për protokollet mjekësore në Britani ku ata mbi 70 vjeç nuk marrin shërbim mjekësor pasi shtretërit në spital lihen për ata më të rinj.

Pjesë nga deklaratat:

Fandi: Ministrja që foli përpara nuk është mjeke. Nuk ia ka idenë çfarë është intubimi. Pacientët me patologji të tjera dhe të vjetër në moshë nuk arrijnë ta përballojnë deri në fund. E patë atë letrën e koleges gjermane. Ajo tha intubojnë pacientë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka statistika mbi 60 vjeç. Ata e kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lënë të vdesin. Në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë në Gjermani, kanë vdekur 1 mijë vetë. Mbase do ta shpjegojnë gjermanët. Megjithatë është politikë e shtetit të tyre.

Ne na vijnë protokolle dhe thonë se je mbi 70 vjeç shikojmë sa i sëmurë je dhe çfarë sëmundjesh ke, vendoset nëse je për intubim apo për t’u dërguar në shtëpi. Shumicën e të moshuarve në azil i nisim në shtëpi pa u bërë test. Okupojnë një shtrat spitali kot pa pasur mundësi të mbijetojnë.

Më dhimbte trupi, më digjte nga brenda sikur diçka po më hante. Pastaj filloi temperatura. Pas dy ditësh mushkëritë ishin bërë njësoj sikur të kishin qëlluar me çifte. Intubimi ka një vdekshmëri 68 për qind.