/SARANDË, 06 Prill-Radio “Saranda”/ -Drejtori i DSHS të Sarandës Erjon Dhroso, e vlerësoi si një  dizinformim  të publikut  dhe një lajm të rremë për një të sëmurë me koronavirus i cili  udhëtoi nga Saranda për të shkuar në Greqi nëpërmjet  PKK Qafë Botë.

“Është thjesht një fake njews I prodhuar nga ndonjë media sociale”, -tha Dhroso për Radion “Saranda”.

“E kundërta është e vërtetë,- shtoi ai.-Prej dy ditësh në Sarandë dhe rajonin e  saj, nuk kemi asnje të prekur dhe asnje të dyshuar,- vuri në dukje Erjon Dhroso.//R-SR//