Kënga “Rinascero, Rinascerai” e shkruar nga Roby Facchinetti dhe Stefano D’Orazio për Covid-19, tashmë një javë nga publikimi ka mbledhur rekord shikimesh nga e gjithë bota. Vetëm në një javë kënga numëron plot 10 milion klikime.Çka është më e rëndësishme, kjo këngë që ka prekur zemrat e italianëve dhe më gjërë, do të kontribuojë në spitalin e Bergamos. Të gjitha të ardhurat, madje edhe ato me të drejta të autorit, do të ndahen në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

Për më tepër, falë përdoruesve nga e gjithë bota, kënga është përkthyer në disa gjuhë të botës, dhe tashmë tekstin e saj e gjejmë në turqisht, hollandisht, rumanisht, japonisht, kroatisht, polonisht, dhe në gjuhën kineze.

Shoqata e Bergamo LIS, më në fund ka përkthyer tekstin në disa gjuhë për të sjellë mesazhin e shpresës edhe për ata që nuk mund ta dëgjojnë.