-Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të mbulojë 100% taksën vjetore (TVMP), për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete të transportit rrugor të pasagjerëve.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, cili e ka cilësuar këtë si një shembull të shkëlqyer solidariteti.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve”, është shprehur Rama.

“Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (TVMP), për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete!”, ka nënvizuar Rama

“Nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170 194 500 lekë përfitojnë 7 204 mjete të kategorisë: autobus (mbi 8+1), transport qytetës, transport rrethqytetës, transport ndërqytetës, shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit), ndërkombëtar të rregullt, transport për personel, transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit”, ka shtuar Rama.

Rama ka theksuar se, “ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë”.

“Institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se, “ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së TVMP pasardhëse”.

-Nga nisma e mesiperme e solidaritetit pritet te perfuitojne edhe kompanite e transportit publik te udhetareve ne Sarande dhe rajonin e saj JPerendimro te vendit.///.