=Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në News24 e ka quajtur ditë jo të mirë për rendin dhe sigurinë për shkak të dy vrasjeve të 2-fishta sot brenda pak orësh në Durrës dhe Lezhë.

Rama tha se gjithsesi nuk shqetësohet për ecurinë e Policisë pasi është i bindur se ky do jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit ndaj krimit.

”Nuk ka qenë ditë e mirë. Por një ditë e pazakontë për ecurinë e Policisë. Nuk kam asnjë shqetësim dhe ky do të jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit me krimin, dhe me operacionin OFL.”- tha Rama.///