Më shumë se 200,000 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur tani nga koronavirusin, tregojnë shifrat nga Universiteti Johns Hopkins.

Ka më shumë se 2.8 milionë raste të konfirmuara të Covid-19, sipas raportit.

Më 11 janar, media shtetërore kineze raportoi vdekjen e parë nga virusi. Më shumë se 210 vende dhe territore kanë raportuar raste me koronavirus.

Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi sot se më shumë se 20,000 njerëz kanë vdekur tani me koronavirus në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, por shifra e vërtetë pritet të jetë më e lartë.

Në Francë ka pasur 22.614 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i marsit, por zyrtarët e shëndetit të vendit thonë se shkalla e vdekshmërisë në spitale po bie, dhe numri i personave në kujdes intensiv ka rënë për të shtatëmbëdhjetë ditën radhazi.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 50,843 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 26,384 viktima, Spanja me 22,902, Franca me 22,245 dhe Britania me 20,319.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri t