/02/04/2020/ Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë tek spitali Infektivi një pacient 78-vjecar nga Durrësi.

Mësohet se moshuari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.

Në një dalje për mediat, përfaqësuesja e task-forcës në Ministrinë e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja, ndërsa në total janë 277.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.
Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78-vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /R-SR//