/ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, e cilësoi sot vendimin e Kryeministrit Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali si një akt mirënjohjeje, që na nderon të gjithëve.

Selami shprehet se edhe pse vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara ky akt na nderon të gjithëve.

“Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve”, thekson Selami/ /R-SR//