//ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga Paul Nuki, i Sigurisë Shëndetësore publike, i cili shpjegon sesi koronavirusi hyn në trupin tonë.

“Koronavirusi shpërndahet nga spërklat nga hunda dhe goja kur kollitesh apo tështin. Ato bien në sipërfaqe ku mund ta marrësh me duar. Nëse prek hundën, sytë apo gojën infektohesh”, shpjegon Nuki.

“Mund të infektohesh edhe duke prekur njerëz të tjerë apo duke shtrënguar duart dhe pastaj prek sytë, gojën apo hundën”, vijon ai.

Po çfarë ndodh kur virusi hyn në trup.

“Ai qëndron në fyt, në pjesën e sipërme të traktit respirator. Në pjesën më të madhe, 80-85 për qind të rasteve, simptomat janë të buta dhe kalojnë shpejt. Mund të kesh dhimbje fyti apo një kollë të thatë, mund të kesh skuqje fyti. Ndërsa sistemi imunitar hyn në veprim, dhe nis të luftojë virusin, mund të keni edhe temperaturë. Temperature e trupit rritet pasi po përpiqet të krijojë një mjedis të parehatshëm për virusin. Në rastet më të rënda, virusi mund të sulmojë mushkëritë e të shkaktojë pneumoni. Kjo ndodh në rreth 15-20 për qind të njerëzve të cilëve iu bashkohen dy lloje qelizash në mushkëri dhe iu shkakton bllokim, qelizat që prodhojnë mukozë dhe qelizat “cilium” që kanë qime në membranë dhe që zakonisht pengojnë që mushkëritë të mbushen me ujë e pluhur. Përgjithësisht njerëzit kalojnë pneumoninë e cila do deri në dhjetë ditë për të arritur pikun”, shpjegon ai.

“Në rastet më kritike, koronavirusi mund të jetë fatal sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera. Në raste shumë të rralla, sistemi imunitar mund të mbireagojë duke prodhuar sasi të shumta qelizash të bardha gjaku që aktivizojnë lëndë kimike që mund të arrijnë në mushkëri. Duke iu shtuar kjo sulmit të virusit në mushkëri, I dëmton qelizat edhe më tepër. Reagimi i sforcuar imunitar mund të shkaktojë vdekje të organit dhe vdekje. Disa të rinj dhe të shëndetshëm iu dorëzuan virusit pasi sëmundja është e re dhe askush s’është imun ndaj saj”, shpjegon Nuku.

“Nëse ke system të mirë imunitar, trupi yt mund ta luftojë atë më sukses”, përfundoi ai.///R-SR///