/02/05/2020/ –  Deri tani 25 mijë klientë familjarë e biznes kanë përfituar faljen e kamatvonesave të faturës për energjinë elektrike të konsumuar.

Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike, (OSHEE) njoftoi se pranë sporteleve të Kujdesit ndaj Klientit po vijon aplikimi për faljen e kamatave të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2019.

OSHEE bën të ditur se nga vendimi për faljen e kamatvonesave do të përfitojnë 227 569 abonentë ndërsa vlera e falur llogaritet 135 milionë dollarë///