/FINIQ. 28 Mars/Radio -Saranda//  Bashkia e Finqit gjen një urë komunikimi për të  siguruar ilaçet e të moshuarve që banojnë sot në 58 fshatrat e kësaj njësie administrative.

Gjatë një interviste nga terreni në fshatrat e bashkisë Finiq, ku ndodhet, gazetari I radios “Saranda”, Panajot Boli jep një panoramë të  minoritetit etnik grek në kohë pandemie dhe përpjekjet e bashkisë që drejtohet nga  Kristo Kiço për të siguruar medikamente për të sëmurët e moshës së tretë të cilët dominojnë demografinë aktuale në këtë bashki.

“Pasi një grup I bashkisë  ka identifikuar të gjithë personat e semure te moshës së tretë  në 58 fshatra, i ka adresuar nevojat për medikamente në Konsullatën e Përgjithshme greke në Gjirokastër”-raporton Boli.

Sipas tij , një punonjëse e kësaj konsullate i siguron në Janinë medikamentet dhe më pas, në selinë e Konsullatës greke  kryebashkiaku  Kiço i tërheq  këto medikamente për t’i shpërndarë me nje skuader te posacme te të moshuarit respektivë në të 58 fshatrat që ka kjo njësi administrative”- pohoi gazetari Panajot Boli në një intervistë telefonike nga fshati Velahovë (Finiq).//R-SR//