FINIQ, 22/04/2020/  Perfshirja e bashkise Finiq ne jug te Shqiperise,  krahas bashkise Lezhe ne veri ne projektin gjerman mbeshtetur nga GIZ (Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman)  per pakesimin e mbetjeve plastike qe perfundojne ne det, po nis te zbatohet.

Kane mberritur ne Finiq 10 koshat e para per ndarjen ne burim te mbeturinave urbane me fokus ato plastike.

Burime zyrtare nga bashkia e Finqit bene te ditur per Radion “Saranda” se “Dhjete koshat e para do te vendosen ne disa zona me perqendrime urbane si ne Finiq , etj ., dhe do te sherbejne per here te pare per grumbullimin me ndarje ne burim te mbeturinave.

Pak muaj me pare, kryetari i bashkise Finiq, Kristo Kico  mori pjese ne nje takim rajonal ballkanik ne Ulqin te Malit te Zi dhe firmosi me homologe nga Shqiperia, Mali i Zi dhe  Bosnja nje marreveshje bashkepunimit te njohur si “Marreveshja Ulqinit”.

Kjo Marreveshje adreson jo vetem problematikat mjjdisore dhe vecmas ato plastike, por edhe bashkepunimi e qeverive lokale me OJF dhe aktore te tjere per permiresimin e situatave mjedisore ne territoret respektive.

Ne takimin e Ulqinit kreu i bashkise Finiq Kico, ishte se bashku me eksperte te mjedisit te njesisie administrative qe drejton si dhe te organizates joqeveritare  AJMMI (Sarande) e perzgjedhur nga GIZ si nje aktor lokal per implementimin e projektit .

Fokusi i projektit ne Finiq dhe Lezhe, sipas koordinatorit shqiptar te GIZ, Gavrosh Zela, Perfshin  sensibilizimin  e banoreve per pakesimni e mbetjeve plastike qe perfundojne ne det si dhe  disa nisma me shkollat per riciklimin e mbetjeve plastike, ndergjegjesim te komunitetit  ne territorin e  fshatrave te kesaj bashkie, etj,.

Sipas burimeve  te shoqates AJMMI, te perfshire ne kete projekt, “Para periudhes se pandemise dhe karantines eshte vere identifikimi ne terren i zonave dhe pikave hot spote(te nxehta) ku prej vitesh jane grumbulluara  mbeturina plastike dhe pervec pastrimit te tyre, do te kete edhe instalim te nje sinjalistike te munguara per te mos i ndotur me keto hapesira”.///R-SR///