Më shumë se 4 070 660 raste infektimi dhe 280 693 të vdekur u regjistruan sot në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 1 354100 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 247 vdekje të reja dhe 85 519 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 314 Brazili me 730 dhe Ekuadori me 410.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 901 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 78 120 të shëruar. 14 raste të reja infektimi u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 321 223 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 79 058 vdekje dhe 212 534 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 31 855 vdekje për 219 183 raste, Italia me 30 560 vdekje për 219 070 raste Spanja me 26 621 vdekje për 224 390 raste dhe Franca me 26 380 të vdekur për 176 658 raste).

Europa – 1 731 314 raste (156 111 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 389 226 raste (83 868 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 361 642 raste (20 167 viktima).

Azia – 292 561 raste (10 576 viktima).

Lindja e Mesme – 225 379 raste (7 585 viktima).

Afrika – 62 266 raste (2 261 viktima).

Oqeania – 8 276 raste (125 viktima)./ atsh/