FISHË TEKNIKE

/05.04.2020/ Sh.Hajno-Radio “SARANDA”/=

/ Nis sot java e Pashkës së Madhe për besimtarët Katolikë.

=Java e Madhe konsiderohet si zemra e Kishtlindjeve katolike.

=Sot ,meshe në dioqezat  e Shqipërisë.

=Në Sarandë, prania e besimtarëve katolike nisi pas vitit 1991, me përmbysjen e regjimit komunist.

=Në rajonin e Sarandës, prej vitit 1994 është prezent një komunitet  me banorë të besimit katolik në fshatin Shëndëlli (bashkia Konispol) si dhe ne qytetin e Sarandes.

=Banorët e besimit katolik nisën të vinin në Shëndëlli nga rajone të ndryshme të veriut si Mirdita, Puka, etj,.

=Në qytetin e Sarandës, fuksionon Qendra Sociale “S.Marcellina”

=Drejtuese e kësaj Qendre është Motër Daniela Silvestrini.

=Në Qendrën Sociale “S.Marcellina” prej disa vitesh funksionon edhe kopshti për fëmijë.

=Kopshti I fëmijëve funksionon me program të miratuar nga autoritet shqiptare.

=Kopshti frekuentohet kryesisht nga fëmijë të familjve në nevojë.

= Prej 25 vitesh, Motër Daniela Silvestrini ka kontribuar për komunitetin e banorëve dhe shtresat në nevojë në Sarandë, Delvinë dhe rrethinat e këtyre qendrave urbane jugore.

= Motër Daniela Silvestrini prej disa vitesh është shpallur Qytetarë Nderi e Sarandës me një vendim të këshillit bashkiak.//R-SR//