/02.04.2020/ “Ka miliona mbijetues, bëji një milion e një”, citoi sot kryeministri Edi Rama aktorin Tom Hanks, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të aktorit të njohur Tom Hanks që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Aktori fitues i çmimit Oscar Tom Hanks dhe gruaja e tij, aktorja dhe këngëtarja Rita Wilson, u prekën gjithashtu nga koronavirusi, ndërsa tashmë janë shëruar.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë  thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit socia//R-SR//