Aktualitet Lajme

KRYETARI I BASHKISE ADRIAN GURMA NE KONFERENCË SHTYPI: TE ZBATOJME TE GJITHA RREGULLAT E PROPOZUARA KUNDER KORONAVIRUSIT

Kryetari I Bashkise Sarande, Adrian Gurma,  gjate Konference për Shtyp, te marten (10.03.2020) u ndal ne masat e marra per parandalimin e koronavirusit ne qytetin dhe bashkine e Sarandes.

Gruma shoqerohej nga stafi i ngushte, dy zevendeskryetaret, Ramiz Husi dhe Lindita Qendro si dhe sekretari i pergjithshem i Bashkise, Eleron Gjoni.

Kryetari i bashkise Gurma  konfirmoi para gazetareve se eshte ngritur tashme shtabi per menaxhimin e situates ne shkalle bashkie.Shtabi do te menaxhoje te gjitha situatat ne territorin e Bashkise Sarande.

=Mbyllen pas urdherit e Kryeministrit disa institucione sic u veprua me shkollat si: Qendra  Polivalente e te moshuarve, Qendra e Zhvillimit te Femijeve Ndryshe, Konvikti i shkolles se mesme “Antoni Athanas”.

=Eshte kryer dezinfektimi i te gjithe konteniereve te mbeturinave urbane ne qytetin e Sarandes dhe ne Ksamil.

=Gurma tregoi se jane shperndare dhe po vazhdojne te shpendahen fletevolante per masat mbrojtese ndaj virusit .

=Nga dy portat hyrese te qytetit: Porti Detar dhe Qafe Bota konfirmohet se nuk ka asnje rast me kontaminim te virusit.

= Nga spitali konfrmohet zyrtarisht asnje rast i prekur.

=Per tre ditet e fundit ne Portin e Sarandes kane hyre 138 shtetas,prej te cileve  82 shqiptare dhe  56 te huaj, perfshie dhe disa shqiptare me pasaporta te vendeve te BE-s..

= Ne Qafe Bote gjate tri diteve te fundit kane hyre: 693 shtetas shqiptare  dhe 546 te huaj. Keta te fundit jane nga Italia e cila eshte problematike per situaten e koronavirusit.

=E rendeishsme eshte qe te gjithe qytetaret te jene te qete, te zbatojne te gjitha rregullat e propozuara nga Ministria e Shendetesise por edhe nga Bashkia Sarande (duke shperndare fletevolante udhezuese) si dhe nepermjet informimt nga web i Bashkise.

= Frika eshte virus dhe eshte me i demshem dhe me i rrezikshem se sa vete kronaviruesi, -deklaroi ne fund te daljes se tij per gazetaret ne Sarande, kryetari i Bashkise Adrian GURMA..