/ATSH /-Dimri nuk dorëzohet dhe sot në ditën e parë të muajt prill, verilindja e vendit është përfshirë nga reshjet e borës.

Reshjet e borës që kanë përfshirë zonat malore kanë zbritur deri në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit dhe trashësia e dëborës shkon nga 5 deri në 10 cm.

Dëbora ka shtruar në prefekturën e Kukësit, Tropojë, Has, prefekturën e Dibrës, Bulqizë, Mat si dhe Prefekturën e Shkodrës ku bora ka zbritur deri në lartësi të ulta, siç tregojnë dhe fotot.

Po ashtu dhe qarku i Korçës dhe Elbasanit janë përfshirë nga reshjet e borës.//R-SR//