SARANDË , 08 Prill -Radio-“Saranda”/ Një grua nga qyteti i Sarandës u transprtua sot paradite me helikopterin e urgjencave drejt Triranës.

Helikopteri mbërrit në pistën e re ne oren 10.15 dhe në orën 10.30 u ngrit për të fluturimin e kthimit .

I pyetur për këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor Erjon Dhroso bëri të ditur për Radion “Saranda” se |Kishm të bëjmë me rastin e një gruaje rreth 40 vjeç nga qyteti që paraqiste një komplikacin në lindje dhe u vendos trasportimi për asistencë më të specializuar në Tiranë.

Me ndërtimin e urgjenncës dhe pistës së helikopterëve , është shkurtuar mjaftueshëm koha e transportimit të të sëmurit nga mjedisi i spitalit drejt pistës së avionit, duke fituar më shumë kohë fizike në dobi të jetëve të kërcënuara nga komplikcione të ndryshme.

Pak kohë më parë, helikopterët e urgjencave që mbërrinin nga kryeqyteti në Sarandë për trasnportimin e  të sëmurëve në gjendje të rëndë ,uleshin herë në sheshin e  Portit detar dhe herë të tjera në stadiumin e futbollit. Në këto pista të improvizuara pritej deri në një orë  për të mbërritur I sëmuri /R-SR//