/VRION, 12 Prill/ Radio “Saranda”// Seksioni i Policisë Rrugore të Sarandës , me ndihmat nga pagat e 17 policëve nuk la jashtë vëmëndjes katër familjet rome që jetojnë në barakat në fushë të Vrionit.

                   

Shefi i kësaj strukture të Policisë, Mehmet Çeli në xhestin e pakove të ndihmave ushqimore preferoi të shkonte tek më të varfërit skajshmërisht , te romët e Vrionit.

Çeli, me kete rast bisedoi me  perfaqesues te familjeve rome per disa veshtiresi te qarkullimit te tyre ne keto dite te pandemise.

       

Ndërkohë, pako të tjera me ndihma policia rrugore, I ndau në konsultë me bashkitë e Sarandës dhe Delvinës .

Në çstin e ndarjes së ndihmave të policisë rrugore në Vrion, ishte I pranishë edhe zëvëndës kryetari i bashkisë Finiq, Jani Harizi.///