//ATSH// Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka publikuar pasditen e të shtunës një foto emocionuese, të një vogëlusheje që i ka dhuruar një lule një punonjësi të policisë në patrullim, i cili është i pajisur dhe me maskën mbrojtëse dhe doreza, në kuadër të masave të marra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Ministri i Brendshëm Lleshaj, përmes kësaj fotoje ka një falenderim për të gjithën punonjësit e policisë, që në një moment kaq të vështirë, ku e gjithë bota është duke u përballur me pandeminë COVID-19, janë në krye  të detyrës./R-SR//