/12/04/2020// Bashkia Tepelenë përcolli pamjen e re të bulevardit dhe kalasë së Ali Pashës, një investim ky që do të kryhet në kuadër të programit “Rilindja Urbane”.Në një njoftim të saj, bashkia Tepelenë, citon se “në këto ditë të vështira që po kalojmë, në situatën e krijuar nga COVID-19, sfafi i bashkisë po vijon me zbatimin e projekeve dhe investimeve publike, në shërbim të qytetarëve tepelenas dhe veprave që i paraprijnë të ardhmes”.

 

Tashmë kanë nisur shumë punë infrastruktore, ndërsa projekte të tjera presin të nisë puna për zbatimin e tyre.

Pamjet e bulevardit të ri dhe kalasë së Ali Pashës, tregojnë transformim model që do të marrë kjo pjesë e rëndësishme e infrastrukturës së qytetit, e cila është dizenjuar  arkitektë të talentuar. Ndryshimet që do të kryhen pasojnë punimet e lëna gjysmë në pjesën e fundit të bulevardit (ana veriore e kalasë), si dhe rrugët e brendshme të saj.