/06/04/2020// Koronavirusi vazhdon që të shkaktojë viktima në Europë dhe më gjerë.

Në Francë, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka ardhur në rënie në krahasim me disa ditë më parë, por sërish ai mbetet relativisht i lartë.

Në 24 orët e fundit, në shtetin francez kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit 833 vetë.

Po ashtu, në total numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në mbarë Francën ka arritur në 8911 persona.

Numri i të infektuarve me koronavirus në shtetin francez është deri tani 98 010, kurse janë infektuar me virus në orët e fundit 5 171 persona./R-SR//