= Është një Europë tirane, por është edhe një Europë Tirana. E para ka si kryeqytet Brukselin, provincë e Berlinit dhe është Europa e Gjermanisë, Holandës apo e vendeve të Veriut, që po bllokon çdo propozim që synon të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar emergjencën.

Kështu shkruan gazeta italiane “LaVerita”, në një artikull të publikuar sot, për dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në Itali në luftën kundër COVID-19.

Në emër të dënimit apo të fateve të tyre, thonë vetëm “jo” dhe duke pasur në dorë zonjën Ursula von der Leyen, zonjën Christine Lagarde dhe një shoqëri të keqe po e zhysin kontinentin në terrorin e epidemisë dhe në katastrofën e urisë.

Pastaj është Europa Tirana, ajo e Shqipërisë, e varfër, e copëtuar nga shumë konflikte të kohëve të fundit, për t’u transmetuar nga lajmet në histori, por aq e pasur  me krenari dhe kaq shumë bujari.

Fjalimi i shkurtër i dhënë në një italishte më të mirë sesa ai i mijëra qytetarëve tanë , me të cilin Kryeministri Edi Rama lajmëron dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve  kjo po që ka kaluar në histori.

“E di”, tha Rama, “që disave këtu në Shqipëri do t’u dukej e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël të bluzave të bardha nisen sot për në vijën e zjarrit të Italisë. E di që  30 mjekë dhe infermierë nuk e  përmbysin raportin mes forcës vrastare të armikut të padukshëm dhe forcave të bluzave të bardha që po luftojnë me të në vijën e zjarrit matanë detit.  Por di që edhe andej është shtëpia jonë tanimë që kur Italia, motrat dhe vëllezërit italianë, na shpëtuan dhe na mikpritën dhe adoptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga ato dhimbje të papërshkrueshme”.

Fjalimi i një gjiganti nga Tirana përballë të cilit të fuqishmit e Europës shfaqen për atë që janë “xhuxha”-citon ATSH gazeten italiane.///R-SR///