SARANDE, 24 Prill-Radio Saranda//// Gjatë  vitit 2019 në Shqiperi erdhën për turizëm 60 mijë turistë serbe. Kjo u bë e ditur nga gazetari shqiptar në Beograd,Idro Seferi gjatë jë bisede në TV Klan .

Edhe ne jug-perendim te Shqiperise, gjatë vitit të kaluar banorët dhe vecanërisht biznesi I hotelerisë dhe restoranteve kanë konstatuar prani te turistëve serbë në Sarandë e Ksamil.

Prania e tyre ka qenë vitet e  fundit një dukuri e zakonshme.

Saranda, Ksamili dhe riviera joniane  mbeten një destinacion i preferuar per qetesine, atraksionet po edhe per dendesine e monumenteve te kultures dhe atyre natyrore.

Sipas disa burimeve nga operatore turistike, krahas turistëve perëndimorë, turistët lindorë, kryesisht sllavë , duke përfshirë  polakët, rusët, serbët,  maqedonët, etj., pritet ta frekuentojne serish rajonin bregdetar jonian.//R=SR///