/17/04/2020// Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj. Ende mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes së 44-vjeçares, ndërsa është gjetur pa shenja jete në banesën e saj rreth orës 09:30 të ditës së sotme.

E njohur ndryshe dhe si motra e kantautorit të famshëm Armend Rexhepagiqi, Violeta prej kohësh ishte pjesë e televizionit shtëtëror të Kosovës, RTK.

“Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e policisë.Violeta u bë e njohur për publikun shqiptar, pas paraqitjes së saj në grupin e muzikës moderne të vitti 1984, “Vivien”. Po në këtë periudhë motra e kantautorit të famshëm përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e Jugosllavisë për “Këngën në Eurovision”. Ajo ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës ku punoi për një kohë të gjatë. Përveçse tekstshkruese dhe kompozitore, Violeta ka realizuar dhe disa emisione në RTK në formën e dokumentarëve, si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj./R-SR//