/08.04.2020// Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon punën në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë deri më 22 prill. Kjo është shtyrja e tretë që bën KLGJ. “Këshilli i Lartë Gjyqësor i lutet publikut dhe përdoruesve të tjerë të gjykatave të mos paraqiten pranë gjykatave, përveç rasteve kur orientohen të bëjnë një gjë të tillë nga një punonjës i gjykatës dhe për një çështje specifike”, – thotë KLGJ.

Njoftimi

Të dashur bashkëqytetarë!
Duke marrë shkas nga vijimi i situatës së fatkeqësisë natyrore në vend e krijuar nga virusi COVID-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendimin për të vijuar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, deri në datën 22 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente./R-SR//