/31 Mars-Radio SARANDA//  Presidenti i Greqisë znj. Ekaterina Sakellaropoulou i ka telefononar pronares shqiptare së dyqanit për ta uruar atë për dhurimin e 600 maska në spitalin Grevena.

Elona Agolli, pronare i dyqanit në Grevena, i ishte përgjigjur kërkesës së spitalit Grevena për të bërë 600 maska dhe madje kishte refuzuar t’i paguante ato kur zyrtarët e spitalit kërkuan një çmim për të bërë një urdhër pagesë..
Në një postim në Facebook, Presidenti i Republikës vëren se në këto kushte të papara nga pandemia e koronaos gjejmë “ofertën vullnetare të përditshme”.
“Rrobaqepësit e modave bëjnë maska, mësuesit vazhdojnë kurse online, bizneset ofrojnë mbështetje financiare dhe logjistike. Akte të tilla na japin një mundësi unike për të rimenduar vlerat tona njerëzore dhe mënyrën se si ne organizojmë marrëdhëniet tona personale, familjare dhe shoqërore “.

Sipas gazetarit shqiptar ne vendin Helen, Shpëtim Zinxhiria “Këta janë shqiptarët në Greqi, ambasadëret e vertetë që përfaqësojnë Shqipërinë në vendin ku jetojnë”//R-SR//