SARANDË, 6 Maj -Radio “Saranda”/: Këtë vit, plazhi në vijën bregdetare nga Porti detar deri te hotel Butrinti ne Sarandë do të ofrohet pa pagesë.

Kjo u bë e ditur për publikun nga vetë kryetari I bashkisë, Adrian Gurma gjatë një interviste në një kanal televiziv kombëtar.

Duke folur për masat që po merr bashkia për të lehtësuar  zhvillimet turistike në kohën e pandemisë anti Covid-19, Gurma përmendi se e gjithë vija bregdetare që përkon edhe me shëtitoren nuk është kontraktuar  me subjekte privatë për këtë vit dhe do të jetë publike, pa pagesë.

Ai tha se për këtë vijë plazhi, ka patur  ankesa edhe nga shumë quytetarë.Por sipas tij, erdhi moment që ta bëjmë realitet.

Kthimi nga zonë plazhi me kontrata private tek publiku pa pagesë, ka qenë më parë edhe një premtim elektoral i kryebashiakut socialist Adrian Gurma.

.

 Kthimi të pubiku pa pagesë  i dy prej plazheve tradicionalë në Sarandë, ishte mirëpritur nga  banorët gjatë takimeve që Gurma kishte zhvilluar për mandatin e qeverisjes vendore të Sarandës, si një nje qytet bregdetar dhe destinacon turistki i pëlqyer historikisht nga turistët vendas dhe ata të huaj.///