/17/04/2020//Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se jo më larg se sot ne kemi patur një diskutim për skenarin e hapjes së vendit. Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë”.

Në një intervistë televizive, Kryeministri Rama theksoi se “ai është një skenar shumë i lidhur me atë që bëmë sot në parlament , pra me futjen në Kodin Penal të dy paragrafëve të rëndësishëm për epideminë, se ishim i vetmi vend në Europë pa asgjë në Kodin Penal për epideminë, i vetmi dhe  faktikisht besoj duke pritur zbardhjen dhe hyrjen në fuqi të Kodit, që besoj se do vijë shpejt edhe firma e Presidentit, si rezultat i bashkëpunimit që kemi patur mes parlamentit dhe zyrës juridike të Presidentit për të pasur një qëndrim të harmonizuar dhe për të bërë një produkt sa më gjithëpërfshirës. Dhe në varësi të asaj sepse në momentin që do fillojmë të hapemi kush shkel është më i rrezikshëm sesa sot”.

“Në skenarin e hapjes janë tri kategori: kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë. Te kategoria me risk të ulët janë: shitje me pakicë në dyqane jo të specializuara, tregti me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prek lëkure, tregtia me pakicë e mobilieve, pajisjeve të ndriçimit, me artikuj shtëpiak, luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë, orët, bizhuteritë, tregtia me pakicë e pajisjeve audio, qilimat, lodrat, lojërat për fëmijë në dyqane të specializuara, regjistruesit muzikorë etj. Janë gjitha me kode dhe kjo është fasha e parë që ne duam të hapim në ditët në vijim.

Është shumë e rëndësishme që të hyjë në fuqi Kodi i ri Penal, dhe të jetë shumë e qartë se nuk bëhen numra me jetën e njerëzve. Kodi i ri Penal është i rëndësishëm jo thjesht për shkelësit që marrin gjobë  ose heqje lire 6 muaj që janë shkelës të “rëndomtë”, por Kodi i ri Penal është shumë i rëndësishëm për biznesin, sepse hapja duhet të shoqërohet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme do të jetë përgatitore. ne do deklarojmë hapjen do tu themi të gjithë këtyre bizneseve se çfarë pritet prej tyre që të mos ketë ankesa. Do ti kenë shumë qarta protokollet e tyre te sigurisë dhe mbi bazë të këtyre protokolleve do te garantojnë veten, punonjësit e tyre dhe klientët. Do të thotë që ai 400 mijë lekëshi faktikisht është një frymëmarrje në ekonominë familjare”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “tek bizneset që klasifikohen me risk të mesëm janë transporti rrugor i pasagjerëve me transport urban, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, autoshkolla të drejtimit të mjeteve, shërbime arsimore mbështetëse, tregtia në pakicë në stenda e në tregje, vazhdon kështu një listë të gjatë”, tha Rama.

“E vetmja pikë ku ka debat janë estetiket. Tek estetistet është i ndarë grupi i punës, nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, por ky është një debat unë anoj nga rreziku i mesëm, por kjo nuk është ende e zgjidhur. Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të hapen që në fashën e parë), aktivitetet e argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”, – tha Rama.//