/03/04/2020/ Të gjithë qytetarët që u ka skaduar pasaporta apo karta e identitetit mund t’i përdorin ato për të marrë shërbimet e nevojshme deri në përfundim të masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte se pasaportat dhe kartat e identitetit, që u ka përfunduar afati për shkak të luftës, janë të vlefshme.

“Kartat e identitetit e pasaportat e skaduara për shkak të luftës janë të vlefshme”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se qytetarët që duan të shkojnë në bankë për të hapur një numër llogarie bankare, për të marrë pagën e luftës, mund të shkojnë edhe me patentë.

“Nuk do të hasin asnjë pengesë”, u shpreh Kryeministri///R-SR//