Kryeministri Edi Rama premtoi në Open se ai do bëj çmos që masat ndaj Covid-19 të vazhdojnë. Nëse gjërat vazhdojnë kështu tha Rama ne do të dalim më të mirët dhe më të fortë nga kjo luftë.

“Kur më jepet rasti që të kem të tilla ngjarje më pëlqen ti trajtojë si një lojë shahu. Dhe në të tilla raste unë bëj shah. Ky është shahu më i vështirë i jetës time sepse është një kundërshtar që nuk e shoh. Kurse kur e shoh mund tja lexoj lëvizjet. Unë mendoj, dhe nuk e them për propagandë, që nëse gjërat vazhojnë kështu dhe unë do bëj çmos të vazhdojnë kështu, ne do dalim nga kjo luftë më të mirët dhe do kemi një periudhë të vështirë por do të ngrihemi më të fortë se disa të tjerë”, tha Rama.

Për të treguar se Shqipëria si vend i vogël do të ringrihet më e fortë dhe më shpejt se vendet e mëdha, kryeministri Rama mori shembull veten. “Duke qenë se jam vetë 198 cm i gjatë e di që kur rrëzohet një i gjatë është më e vështirë për tu ngritur se kur rrëzohet një i shkurtë”, tha kryeministri Edi Rama./R-SR//